Clooney në kërkim të OSCAR-it

06/01/2012 00:00

George Clooney nuk ndalet dhe tani është në kërkim të një tjetër trofeu OSCAR, por këtë herë jo për protagonizmin e tij si aktor. Artisti hollivudian i cili ka tejkaluar përmasat e një aktori të suksesshëm, në këtë edicion të çmimeve OSCAR është duke pretenduar të fitojë një tjetër trofe, këtë herë si producent.

George Clooney, pak më heret është nderuar me një trofe në ceremoninë “Producers of America” për filmat të cilët i ka realizuar së fundmi, për dramën familjare “The Descendants” dhe për sagën politike “The Ides of March”, të cilat kanë marrë çmimet kryesore në këtë mbrëmje.

Mediat amerikane raportojnë se është pikërisht ky vlerësim në këtë ceremoni, që ka ndikuar në rritjen e ambicieve të artistit hollivudian i cili tani është në kërkim të trofeut OSCAR. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për nominime, por për të rrëmbyer ndonjë prej trofeve për çmimet me të rëndësishme në industrinë e filmit.

Por pavarësisht ambicieve, edhe aktorit e producentit i duhet të presë nominimet, të cilat do të shpallen këtë fundmuaji dhe më pas i duhet të presë ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR në të cilën çdo vit nderohen njerëzit e industrisë së filmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta