Vizat amerikane

05/01/2012 20:00

Zyra e shtypit e Ambasades ka lëshuar një deklarate shtypi ku njofton se Konsullata Amerikane do t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me çështjen e vizave në faqen e “Facebok” të Ambasades.

Në një intervistë për “Top-Channel”, konsullja Lyra Carr shpjegoi në detaje këtë procedurë të re.

TCH: Çfare është ky program dhe përse po e beni atë?
Lyra Carr, Konsulle ne Ambasaden e SHBA-se ne Tirane: Programi quhet pyet konsullin dhe arsyeja pse po e bejme eshte per t’i dhene mundesine te gjithe aplikanteve te vizave, per te marre informacionin me te sakte te mundur. Shume aplikante nuk kane informacionin e duhur apo e kane te gabuar per shkak se e marrin nga burime te pasakta dhe ne duam ta shmangim kete gje.

TCH: Perse keni vendosur t’u pergjigjeni pyetjeve, kur shpjegimet jane te disponueshme ne faqen e internetit te Ambasades dhe pse pikerisht ne Facebook?

Carr : Ne fakt, ne kemi mjaft informacion ne faqen e internetit si ne anglisht ashtu edhe ne shqip persa i perket çdo aspekti qe ka lidhje me procesin dhe te gjitha llojet e vizave, por mendojme gjthashtu se ky progam i ri ne “Facebook” do te arrije shume njerez te cilet nuk kane nje kompiuter ose mundesine per ta perdorur ate. Gjithashtu do te lejoje qe njerezit te pyesin per gjera specifike. Kjo mund te behet edhe nga telefoni, pasi shume telefona kane akses ne internet.

TCH: Cilave pyetje do te mund t’u pergjigjeni dhe çfare duhet te kene parasysh personat e interesuar kur te bejne  nje pyetje?

Carr:  Do te mund te pergjigjemi per çdo aspekt te procesit te aplikimit per te gjitha llojet e vizave si dhe per sherbimet qe ne ofrojme ketu ne Ambasade. Çfare nuk do te mund te bejme eshte t’i pergjigjemi pyetjeve qe kane lidhje me raste specifike. Te cilave mund t’u pergjigjemi me ane te emailit. Ne daten 6 janar do te filloje edhe programi. Pyetjet e para do te marrin pergjigje duke filluar nga data 11 janar. Pergjigjet do te vendosen ne “Facebook” çdo dy jave dhe shpresojme te japim edhe me shume informacion nga sa eshte i disponueshem ne faqen e ëebit.

Faqja e facebookut e Ambasades administrohet nga Zv. Shefi i Zyres se Marredhenieve me Publikun  Z. Niles Cole, i cili na shpjegon me tej persa i perket anes praktike te funksionimit te programit. “Informacioni qe do te mundesohet me ane te programit “Pyet Konsullin” do te jete gjithmone i aksesueshem ne seksionin “Shenime” ne faqen e Facebookut. Keshtu qe, nese po kerkoni nje pergjigje te vjeter, mund ta gjeni gjithmone atje”, qartësoi Cole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA