Aksident tragjik në Rimini, humb jetën vëllai 18-vjeçar i prezantueses së njohur italiane
Ajo nuk e ka fshehur në asnjë moment që për të, divorci nga aktori Ashton Kutcher e ka trazuar jo pak jetën e saj private.
E tani aktorja Demi Moore ka treguar hapur se ky divorc ka lënë jo pak pasoja në jetën e saj private. 49-vjeçarja ka deklaruar pak kohë pas kësaj ndarjeje, në një koment të rrallë publik për këtë çështje ka deklaruar: Pas kësaj ndarjeje, nuk besoj se do të jem e aftë të dashuroj dhe të lë të më dashurojnë!
Një deklaratë e fortë kjo e një personazhi publik për të cilën ky është divorci i tretë në jetë. Ylli i filmit “Shpirti” i ka bërë këto deklarata dhe ka rrëfyer si rrallkush për pasiguritë që ka sjellë një divorc në një rrëfim për Amanda de Cadenet.
Doemos me këtë, aktorja nuk do të thotë aspak se po heq dorë nga jeta e saj, por së paku do e ketë të vështirë të krijojë një tjetër raport në jetën e saj. Andaj edhe momentalisht ka zgjedhur që të fokusohet më së shumti në karrierën e saj dhe mendohet se i është ofruar një rol protagonist në një produksion të madh hollivudian. E tani s’ka më asnjë dyshim që për çiftin e të famshmëve, Moore-Kutcher nuk ka kthim pas dhe me gjasë shumë shpejt divorci i tyre do të zyrtarizohet.
Top Channel