Ministria: Vdekjet jo nga ethet

05/01/2012 00:00

Ministria e Shendetesise deklaron se personi qe humbi jeten ne Librazhd
nuk ishte infektuar nga virusi i gripit dhe as nga ethet hemoragjike.

Grupi i ekspertëve i nisur nga Tirana ka mbledhur kampione, si ne spital ashtu dhe ne familjet e pacienteve dhe e perjashtojne keto dy semundje infektive.

“Përfundimisht të gjitha hipotezat që janë hedhur janë të pabaza, janë joprofesionale. Nuk bëhet fjalë për ethe hemorragjike apo për grip. Nga të gjitha ekzaminimet që janë marrë në rastet në kontakt me personin, por edhe nga personat e shtruar aktualisht në spital, nuk rezulton që të ketë patur rast gripi”, thotë drejtori i Politikave në Ministrine e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Drejtori sqaron se per rastin e humbjes se jetes dyshohen per infeksion baketerial ne cipen e trurit, por po hetohet me tej per te percaktuar ekzaktesisht shkakun. Nderkohe sipas tij, rastet nuk kane lidhje me njera-tjetren, madje as per dy pacientet qe jane brenda nje familjeje.

“Ka një rast vdekjeje i pasqaruar ende. Nga të dhënat klinike dhe nga ekspertiza e kartelës klinike, mundësia më e madhe është të kemi një infeksion të cipave të trurit. Sa i takon dy rasteve të tjera ato janë të qarta, kemi një infeksion bajamesh dhe kemi një rast me gastro-interit pas festave. Të dy rastet e reja nuk kanë lidhje shkakësore me rastin e vdekjes”, thotë Pipero.

Grupi i perbere nga specialiste te Institutit te Shendetit Publik dhe mjeke infeksioniste do te analizojne mostrat e marra ne laboratorin e virologjise prane ISHP-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta