Vetëm një javë më parë perzantuesja britanike Christine Bleakley dhe i fejuari, futbollisti Frank Lampard u përfshinë në një sherr të shëmtuar “on-line”, pasi ishi i tij, Elen Rivas nisi mbi ciftin një sulm të ashpër.
Prezantuesja Christine është akuzuar nga Rivas, se nuk ka asnjë botëkuptim prej nëne dhe futbollisti është quajtur një baba i “trishtuar” që ka si qëllim marrjen e kujdestarisë së fëmijëve nga ishi i tij spanjoll. Duket se këto nuk kanë qenë Krishtlindjet më të mira në shtëpinë Lampard.
Por si për të kundërshtuar këtë, Christine është fotografuar për herë të parë me vajzat e të fejuarit të saj, Luna, 6-vjeç dhe Isla, 4, duke u shafqur si një njerkë e dashur.
Duket se gjithë zanafillën sulmi i Rivas e kishte ditën e Krishtlindjeve, pasi ish WAG-u tentoi të fliste me vajzat në telefon për t’u uruar festën, por Lampard nuk e lejoi.
E mërzitur pa masë, menjëherë pas kësaj ajo nisi sulmin të Twitter me në qendër ish-bashkëshortin e saj dhe të fejuarën e tij.
Pa dashur të përfshihet Bleakely ka zgjedhur të heshtë mbi situatën e krijuar, që u cilësua nga ndjekësit në Twitter si një “heshtje dinjitoze” .
Gjithsesi pavarësisht akuzave, fotot më të fundit me Bleakely që mbante njërën prej vazjave për dore dhe Lampard tjetrën duke dalë nga një studio televizive, reflektonin qartë një familje të lumtur.
Bleakley, dhe partneri i saj futbollist, frekuentoheshin prej dhjetë muajsh, para se ajo të takonte vajzat e tij, duke u treguar e kujdesshme për të mos u konsideruar si “dikush që hyri në jetët e tyre.”
Top Channel