Kinema, Paramount sposton Warner Bros

05/01/2012 00:00

Kompania kinematografike Paramount, që së shpejti do të festojë
100-vjetorin e saj, ka arritur të mposhtë kompaninë homologe Warner
Bros, duke marrë dominimin e box office.

Paramount Pictures ka njoftuar se në vitin 2011 ka kaluar të gjitha studiot e tjera, duke arkëtuar 5.17 miliardë dollarë, prej të cilëve 1.96 miliardë vetëm në Amerikën e Veriut, ndërsa pjesa tjetër nëpër botë.

Paramount ka rrëzuar kështu nga froni Warner Bross, që pas tre vitesh dominimi absolut, e mbylli vitin që sapo lamë pas me 4.67 miliardë dollarë.

Ndër filmat më të suksesshwm të vitit 2011 që mbajnë firmën e Paramount janë: “No Stringes Attached”, “Kung Fu Panda 2”, “Transformers: Dark of the Moon”, “Captain America: The First Avenger”, “Paranormal Activity 3”, “Puss in Boots”, “Mission: Impossible – Ghost Protocol”, e shumë të tjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta