“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97
Do të jetë “Farewell, My Queen”, filmi dramatik i regjisorit francez
Benoit Jacquot, që do të hapë më 9 shkurt edicionin e 62-të të
Berlinales.
Filmi, ku interpreton aktorja gjermane Diane Kruger në rolin e Maria Antoinette, është një përshtatje kinematografike e romanit të vitit 2002, “Les Adieux a la Reine”, të shkrimtares franceze Chantal Thomas.
Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe figura të tjera të njohura të kinematografisë evropiane si Lea Seydoux, në rolin e Sidonie Laborde, dhe Virginie Ledoyen, në atë të Dukeshës së Polinjakut.
Protagonistja kryesore, Diane Kruger, është e njohur për interpretimet e saj në filma të mëdhenj si “Troy”, “Inglorious Bastards”, “Unknown”, “National Treasure”, etj.
Top Channel