Aksident tragjik në Rimini, humb jetën vëllai 18-vjeçar i prezantueses së njohur italiane
Eva Longoria ka rrëfyer se kur u divorcua nga basketbollisti i NBA, Tony Parker, u dobësua shumë, por të gjithë e përgëzonin për pamjen e saj.
“Mendoj se periudha pas divorcit ka qenë koha më pak e shëndetshme për mua, por të gjithë më thonin se isha shumë mirë. Është e çuditshme se si njerëzit kanë koncept të ndryshëm për shëndetin”, shprehet aktorja për revistën ‘Health’.
Longoria thekson se ka filluar t’i pëlqejë vetja me disa kile më tepër edhe pse kujdeset për ushqimin dhe bën stërvitje për të ruajtur format trupore. Për këtë gjë e ndihmon edhe optimizmi që e karakterizon.
“Nuk rashë në depresion nga divorci edhe pse e kalova shumë keq. Gjithmonë isha e bindur se diçka e mrekullueshme më priste në jetë”, shton Longoria.
Kjo “diçka” e mrekullueshme është këngëtari spanjoll Eduardo Cruz, vëllai i aktores Penelope Cruz.
Top Channel