50 Cent: Nuk do jetoj gjatë

05/01/2012 16:20

50 Cent mendon se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar. Këngëtari ka shkruar në Twitter se vdekja e tij është shumë pranë.

“Do të flas hapur: nuk besoj se do të jetoj edhe për shumë kohë. Do të ishte mirë edhe nëse do të vdisja sot”, ka shkruar reperi amerikan.

50 Cent ka shkruar më parë në Twitter se nuk është i kënaqur nga karriera e tij. “Kam humbur besimin tek ata që më rrethojnë. Nuk do të bëj më muzikë.”

“Argëtohesha duke bërë muzikë, por njerëzit dhe politika që është përfshirë në art më neverisin”, ka shtuar 50 Cent, i cili me albumin e fundit Before I Self Destruct (2009) ka patur shumë pak sukses në krahasim me albumin e tij të parë që në vitin 2003 shiti 8 milionë kopje.

Albumi i fundit ka shitur më pak se 500 mijë kopje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA