Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Viti 2013 do ta gjejë Kosovën pa asnjë autoritet ekzekutiv ndërkombëtar. Kështu të paktën synon qeveria e Kosovës që këtë vit të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë nga të huajt.
Kjo pavarësisht faktit se plani i Ahtisarit nuk është zbatuar tërësisht. Dështimi i krijimit të komunës në Veriun e Mitrovicës nuk është pengesë për këtë proces. Sipas zyrtarëve qeveritar në Veri ka nevojë për rend dhe ligj dhe zyra civile ndërkombëtare nuk ka fuqi ta kthejë atë, rrjedhimisht prezenca e saj është e panevojshme.
Përmbyllja e plotë pavarësisë së mbikëqyrur, lufta kundër korrupsitoni dhe krimit të organizuar dhe zhvillimi ekonomik janë në fakt prioritetet e qeverisë së Kosovës për vitin 2012 të cilat i paraqiti kryeministri Hashim Thaci në mbledhjen e parë për këtë vit.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Hajredin Kuci bëri të ditur se qeveria e Kosovës ka hartuar dy plane nëpërmjet të cilave synohet transferimi i kompetencave nga EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare te institucionet e Kosovës. Këto plane janë dorëzuar në Bruksel në tetor të 2011-s. Sipas Kucit Zyra Civile Ndërkombëtare do të shuhet këtë vit ndërsa kompetencat e EULEX-it do të përgjysmohen.
Pa dhënë shumë detaje, zëvendëskryeministri kosovar tha se do të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës dhe disa ligje. Sa i përket Kushtetutës, ndryshimet do të prekin dispozitat kalimtare të cilat flasin për rolin ekzekutiv të zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë.
Është neni 146 i Kushtetutes i cili jep mandat ekzekutiv Zyrës Civile Ndërkombëtare. Sipas Kushtetutës, Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, që në këtë rast është Pieter Faith dhe organizatat e aktorët e tjerë ndërkombëtarë të mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, kanë mandatin dhe kompetencat e përcaktuara duke përfshirë zotësinë juridike si dhe privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara me planin e Ahtisarit.
Top Channel