Klubi i Palermos zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Agon Mehmeti, kosovar me shtetësi suedeze. Ai u prezantua ditën e mërkurë dhe e konsideroi transferimin tek Palermo si shansin e tij të madh.
22-vjeçari u tregua i gatshëm të luajë që këtë të dielë nëse trajneri do ta shohë të arsyeshme.
Gjatë konferencës së shtypit u shpreh se dëshiron të lëvizë sa më shumë në fushë e nuk ka ndonjë krah të preferuar për të shënuar, mjafton që topi të hyjë në portë.
Agon Mehmeti, i lindur në vitin 1989, ka nënshkruar me Palermon një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2016 e do të luajë me fanelën me numër 24.
Klubi siçilian i Serisë A pati bërë të ditur që në verën e kaluar blerjen e sulmuesit kosovar. Por meqenëse kontrata e tij me klubin suedez Malmo skadoi më 30 tetor të vitit të kaluar, u desh të pritej sezoni dimëror i blerjeve për zyrtarizimin e transferimit.
Top Channel