Steven Tyler, vokalisti i grupit Aerosmith, ka theksuar se so t’i qëndrojë besnik të dashurës së re Erin Brady, duke ndryshuar më në fund stilin e tij të jetesës prej ylli roku, stil që përfshinte edhe aventurat me femra të tjera.
Mendohet se 63-vjeçari është drejt martesës së tij të tretë pasi partnerja me të cilën ka 7 vite lidhje është parë me një unazë gjatë pushimeve të fundvitit.
“Kam kaluar dy divorce dhe i kam lënduar shumë bashkëshortet e mia të mëparshme. Kam pasur një sjellje për të cilën më vjen turp. Nuk dua të lëndoj më askënd”, është shprehur këngëtari gjatë spektaklit të Oprah Winfrey.
Nga ana e saj, Brady tha se i ka dhënë një ultimatum Tyler-it duke i bërë të qartë se nëse ai e tradhëton edhe ajo do ia kthejë me të njëjtën monedhë.
“Atij nuk i pëlqeu kur e vuri veten në pozicionin e të tradhëtuarit, kështu që u kuptuam”, tha Brady.
Top Channel