Sinead O’Connor pajtohet me bashkëshortin

04/01/2012 16:20

Sinead O’Connor është rikthyer sërish me bashkëshortin e saj vetëm 16 ditë pasi u divorcua prej tij.

Këngëtarja irlandeze u martua me terapistin e saj në Las Vegas, por u divorcua për shkak se njerëzit pranë bashkëshortit nuk e shihnin me sy të mirë këtë lidhje. Sipas O’Connor, “ai njeri është një burrë i mrekullueshëm. E dua shumë. Është për të ardhur keq që unë nuk jam një grua normale.”

Kjo deklaratë pendimi ka dhënë efekt sepse tashmë çifti është ribashkuar edhe pse jo si burrë e grua.

Në profilin e saj në Twitter, këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” ka publikuar se është rikthyer me Barry Herridge dhe ka publikuar komente fyese për të gjithë ata që nuk janë të gëzuar me lumturinë e saj.

45-vjeçarja thekson se tashmë do t’i marrë gjërat me qetësi për të mos vuajtur më presionin e ushtruar nga njerëzit e tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA