Ndryshimet në kodin rrugor

04/01/2012 19:35

Të martën më datë 11 janar, ditë në të cilën hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në kodin rrugor, policia do të nisë menjëherë aplikimin e gjobave të dyfishuara.

Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i policisë rrugore, Vullnet Topalli, deklaron se për të informuar qytetarët për ndryshimin e nivelit të gjobave që do të vendosen, autoritetet shtetërore do të ndërmarrin një fushatë.

“Të gjitha detajet do të citohen nga punonjësit e policisë në lidhje me drejtuesit e automjeteve që shkelin normat. Por do të kemi një prononcim edhe në televizionet e vendit, që drejtuesit të njihen me ndryshimet e fundit. Është njëfarë fushate sensibilizimi për drejtuesit e automjeteve”, deklaron Topalli.

Mes ndryshimeve në kodin rrugor, interesante është edhe aplikimi i patentës me pikë, por ky ndryshim nuk do të realizohet më 11 janar.

“Ajo do të jetë në një kohë më të mëvonshme, pas 18 muajve, sepse të gjitha detyrimet e tjera parashikohen nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe jo nga policia rrugore”, saktëson Topalli.

Gjoba të ashpra do të vendosen vecanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, dhenia e automjetit një personi që nuk ka patentë, si dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA