Mel B, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls, po rikthehet në formë pas lindjes së vajzës tre muaj më parë. Këngëtarja ka humbur 8 kilogramë falë një diete strikte dhe objektivi i saj është të humbë edhe 8 të tjera.
“Gjatë shtatzanisë kam ngrënë gjithçka kam dashur edhe për faktin se rrija gjatë gjithë kohës në shtëpi, kështu që duhet të dobësohem sërish. Po ndjek një dietë që më ka bërë të humb 8 kilogramë deri tani”, thekson Mel B për revistën britanike ‘OK’.
“Më pëlqen kjo dietë sepse çdo racion ka kaloritë e duhura dhe mua nuk më duhet të mendoj. Ha më pak, por 5-6 herë në ditë. Gjithashtu bëj stërvitje tre herë në javë”, shton 36-vjeçarja, e cila ka edhe dy vajza të tjera.
“Jam nga ato femra që më pëlqen të ha hamburger apo ushqime me yndyrë, por ditën tjetër e kompensoj vetëm me perime dhe peshk”, deklaroi Mel B.
Top Channel