Kryebashkiaku “zhvlerëson” puthjen me Lady Gaga

04/01/2012 00:00

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka “zhvlerësuar” puthjen me divën e muzikës, Lady Gaga, puthje e shkëmbyer në natën e ndërrimit të viteve përballë mijëra personave në Times Square.

“E bukur, por jo puthja më e mirë në jetën time”, kështu e komentoi puthjen me Lady Gaga gjatë një konference për shtyp kreu i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, duke deklaruar më pas se “puthja më e bukur e jetës së tij ka qenë ajo e shkëmbyer me të fejuarën Diana Taylor.

Lady Gaga ishte e ftuara speciale e Bloomberg në natën e ndërrimit të viteve. Të dy ata shtypën butonin që zbret poshtë të famshmin “topin e kristaltë” që simbolizon nisjen e numërimit mbrapsht.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta