Ja cilët ishin fjalët e fundit të Swayze

04/01/2012 00:00

Fjalët e fundit të Patrick Swayze përpara se të vdiste nuk kanë qenë: “Nuk
kam frikë të vdes, po shkoj në shtëpi”. 
“National Enquirer”, publikoi një artikull duke vendosur në kopertinë këto fjalë, që tani janë mohuar publikisht nga gruaja e tij, Lisa Niemi.

Gruaja ka shkruar një libër me kujtime në nderim të bashkëshortit që u nda nga jeta, me titull “Worth Fighting For”. Libri është lexuar paraprakisht nga gazetarët e “Daily Mail”, të cilët kanë zbuluar për mediat e tjera fjalët e fundit që ka thënë realisht aktori. Ishin fjalë shumë të thjeshta dhe prekëse. “Të dua”, i tha Patrick gruas së tij, pak minuta para se të largohej përgjithmonë.

“Nuk doja të largohesha nga dhoma, – kujton Niemi, – mendoja se do të kisha frikë, por në fakt u mbështeta në krahë të Patrick-ut, nuk i ndjeva më pulsin, nuk i ndjeva më frymëmarrjen. Ishte ora 10 e mëngjesit. Dukej i cfilitur”.

Me këto fjalë, gruaja e Swazy, kujton minutat e fundit të jetës së bashkëshortit të saj të dashur, me të cilin kaloi 34 vite martesë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta