Harrison Ford piloton avionin
04/01/2012 15:45
I mësuar me aventurat e pafundme të “Indiana Jones”, por pse jo edhe me momentet e vështira si president i SHBA-ve që tenton të ulë një avion të rrëmbyer, Harrison Ford duket se ka praktikuar mjaftueshëm në setet e filmave sa t’i improvizojë këto momente edhe në jetën reale.
Në foto aktori hollivudian shfaqet duke pilotuar një jet privat, në bordin e të cilit ishin bashkëshortja dhe kolegia e tij Calista Flockhart, si dhe i biri Liam, pasi kishin kaluar së bashku pushimet e fundvitit.
Mjeti fluturues është ulur në një manovër perfekte në pistën e aeroportit të Santa Barbaras. Pas Jon Travolta-s dhe të ndjerit Patrik Swayze edhe Harrison Ford kandidohet si një pilot i shkëlqyer.
Top Channel