Vazhdon fluksi i lëvizjeve në portin e Durrësit, ku me mijëra shqiptarë
që jetojnë jashtë vendit, po largohen pas festave të fundvitit.
Ndonese vazhdon puna per perfundimin e punimeve ne terminalin e ri te pasagjereve, kete fillimviti janë vënë në dispozicion hapësira të reja, per te mundesuar nje përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve. Naten e se martes nga porti i Durresit u larguan me kater tragete te linjave detare te Barit dhe Ankones mbi 2500 qytetare dhe rreth 1200 automjete.
Ndersa gjatë 48 orëve të fundit kaluan drejt Italise rreth 3700 persona dhe rreth 1900 automjete. Fluksi pesoi rritje naten e kaluar dhe per t’iu pergjigjur kerkesave, policia kufitare e Durrësit në bashkëpunim me doganën dhe Autoritetin Portual, kane hartuar një plan masash për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi, duke punuar me 32 sportele, nga 12 qe funksionin gjate diteve te para.
Deri ne mbremje nga kjo pike kufitare pritet te largohen me pese tragete mbi 4 mije persona te tjere, si dhe mbi 1400 automjete.
Top Channel