Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është përzgjedhur për të katërtën herë radhazi si “organizatori më i mirë i lojës” në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Përzgjedhja është bërë nga mjetet e komunikimit dhe ekspertë futbolli nga 81 vende të të gjitha kontinenteve.
Spanjolli ka lënë pas shokët e tij të skuadrës tek Barcelona, argjentinasin Lionel Messi dhe spanjollin Andres Iniesta. Në vend të katërt organizatori i Real Madrid dhe kombëtares gjermane Mesut Ozil.
8 nga organizatorët e renditur në 10 vendet e para nga IFFHS luajnë në kampionatin spanjoll.
Ja renditja:
1. Xavi Hernández (Barcelona) 232 pikë
2. Lionel Messi (Barcelona) 147
3. Andrés Iniesta (Barcelona) 110
4. Mesut Özil (Real Madrid) 59
5. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 47
6. David Silva (Manchester City) 31
7. Wesley Sneijder (Inter) 22
8. Xabi Alonso (Real Madrid) 19
9. Diego Forlán (Inter) 17
10. Cesc Fábregas (Barcelona) 15
11. Andrea Pirlo (Juventus) 15
12. Franck Ribery (Bayern Munchen) 10
13. Bastian Schweinsteiger (Bayern Munchen) 9
14. Luka Modric (Tottenham Hotspur) 8
15. Frank Lampard (Chelsea) 5
16. Javier Pastore (Paris Saint-Germain) 5
Top Channel