Ke$ha: Jam biseksuale sepse i dua njerëzit
03/01/2012 10:40
Tre vjet më parë tha për revistën ‘Out’ se nuk i pëlqente të klasifikonte njerëzit në heteroseksualë dhe homeseksualë, ndërsa tani Ke$ha është hapur mbi biseksualitetin e saj për revistën ‘Seventeen’.
“Nuk më pëlqejnë vetëm meshkujt, mua më pëlqejnë njerëzit. Nuk ka të bëjë me gjininë, por me lidhjen shpirtërore që ke me dikë tjetër”, theksoi këngëtarja 25-vjeçare.
Ke$sha u shpreh gjithashtu se nuk duron dot talljet që pësojnë disa kategori të caktuara njerëzish.
“Jam kundër çdo abuzimi ndaj homoseksualëve dhe jam kundër çdo ngacmimi apo përqeshjeje. Vëllai im 13-vjeçar ka një problem në artikulimin e fjalëve dhe shokët e tallin. Kam zero tolerancë ndaj personave që tallen me të tjerët”, theksoi Ke$ha.
Top Channel