Jessica Chastain: Nuk lidhem me kolegë

03/01/2012 10:20

Gjithmonë ka qenë e heshtur për jetën e saj personale, por Jessica Chastain ka siguruar që kurrë nuk do të përfshihet në një lidhje sentimentale me një aktor Hollivudi.

Aktorja 35-vjeçare pranoi se në jetën e saj ka vendosur një rregull mbi lidhjet. Ky rregull ndalon marrëdhëniet me kolegë.

Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, Chastain tha: “Nuk dua aktorë në jetën time. Tmerrohem kur mendoj se do të jem në faqet e gazetave me thashetheme, tmerrohem kur mendoj se do të ketë njerëz që do të na ndjekin kudo për të na bërë foto.”

“Dua vetëm të dal me dikë dhe të mos flas për filmat. Më pëlqente të flisja për to kur isha 15 vjeç. Nuk dua që partneri im të jetë koleg sepse pastaj do të flisnim vetëm për filmat e rinj tanët. Do të ishte e mërzitshme”, shtoi Jessica Chastain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA