Nëpërmjet rrjetit shoqëror Facebook organet greke të Rendit kanë shtënë në dorë prova dhe fakte të pakundërshtueshme për veprimtarinë kriminale të disa shtetasve shqiptarë në Greqi.

Polica greke ka zbuluar gjurmët e tyre pasi ka parë fotografitë me armë të një 20 vjecari të publikuara në llogarinë e tij të facebook-ut. Më pas ajo ka arrestuar tre prej gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës nga 20 deri në 30 vjec, të cilët akuzohen se kanë kryer mbi 24 vjedhje në pika karburanti apo dyqane nën kërcënimin e armëve.

Midis tyre dhe 20 vjecari Krisard Pusi banues në Athinë, për të cilin thuhet se ishte bërë tmerri i lagjeve veriore të kryeqytetit.

Në të paktën pesë prej vjedhjeve ata kanë qëlluar për të frikësuar viktimat. Tre persona të tjerë janë ende nën kërkim.

Pas hetimeve të policisë në dy shtëpi në lagjen Sepolia dhe Nea Halkidona, janë gjetur në cilësinë e provës materiale kallashnikovë, pistoleta dhe granada dore dhe menjëherë është publikuar si person në kërkim Krisard Pusi dhe vëllai i tij Pëllumb Pusi, 27 vjec.

20 vjecari përdorte në rrjetin shoqëror pseudonimin Kristo Gabi ndërsa publikonte fotografi me armë në dorë apo kartmonedha 50 euro që konsiderohen se janë para të vjedhura. Në foto të tjera ka pasur edhe makina luksoze të cilat përdornin këta persona.

Në bazë të këtyre fotografive ka filluar edhe përgatitja për arrestimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve që u zbuluan lehtësisht për arsye se ishin në listën e miqve të tij në Facebook.

Top Channel