Francë, Legjoni i Nderit për Salma Hayek

03/01/2012 00:00

Aktorja meksikane Salma Hayek, bashkëshorte e miliarderit Francois
Pinault, është mes personave që këtë vit do të emërohet me cmimin
prestigjoz Legjoni i Nderit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave Hayek është zgjedhur për cmimin francez për një sërë angazhimesh, jo vetëm në fushën e kinemasë.

Mes tyre spikasin përkushtimi për të huajt në Francë, angazhimi me fondacionet e bamirësisë, si dhe aktiviteti si aktore dhe producente.

Hayek, ndër aktoret latine më të pëlqyera në botë, ka korrur sukses në Hollivud me një seri filmash ku ka interpretuar përkrah aktorëve të mëdhenj si Matheë Parry i “Friends”, Antonio Banderas, Pierce Brosnan, etj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta