Grupi muzikor Coldplay ka fituar 1 milionë sterlina për disa këngë të kënduara në mbrëmjen e 31 dhjetorit në një festë të organizuar nga princi Mohammed bin Zayed, në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe).
Edhe pse bëhet fjalë për punë, pjesëtarët e bandës janë shumë të kënaqur sepse gjithmonë kur ndodhen në Abu Dabi trajtohen si mbretër.
“Vëmendja që marrim dhe luksi që të rrethon bën që Buckingham Palace të duket si një hotel i zakonshëm”, thekson Jon Buckland, kitaristi i grupit.
Por, duket se lideri i grupit, Chris Martin, nuk ka mbetur shumë i kënaqur për faktin se zakonisht ditën e fundit të vitit ai e kalon me bashkëshorten e tij, aktoren Gwyneth Paltrow, dhe 2 fëmijët e tyre.
“Nuk jam mësuar që ditët e festave t’i kaloj me shokët e bandës. Ne jemi shokë të ngushtë, por me njëri-tjetrin rrimë 10 orë në ditë kur punojmë dhe jo në ditë pushimi”, tha Martin për ‘The Sun’.
Top Channel