Për Katy Perry dhe Russell Brand, 2012-ta nisi me një divorc të përfolur prej kohësh.

Megjithatë, çifti që qëndroi i martuar për pak më shumë se një vit është duke e përjetuar në mënyrë krejtësisht të ndryshme këtë moment.

Ndërsa këngëtarja ka udhëtuar në Hollivud pas disa ditë pushimesh në Hauai, 36-vjeçari Russell Brand qëndroi deri në mesditë i kyçur në dhomën e tij të hotelit në Londër.

Aktori u duk veçanërisht larg humorit të tij më të mirë, ndërsa u paraqit me një pamje të zymtë, me veshje me ngjyrë të zezë dhe një shall për t’u mbrojtur nga i ftohti i dimrit britanik.

Ndërkohë, Ndërsa Perry nuk është parë në publik prej disa ditësh, një mikeshë e saj shkruante në një rrjet social se 27-vjeçarja po argëtohet në SHBA dhe që “as që e dinte se bashkëshorti i saj kishte aplikuar për divorc.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA