Mubarak, para gjyqit
02/01/2012 00:00
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ndaj të cilit janë ngritur akuza
për vrasjen e protestuesve dhe abuzim me pushtetin, u paraqit sot
përsëri në gjyq.
Mubarak, dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe disa oficerë të lartë policie përballen me akuza;korrupsion, bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve në kryengritjen që solli rrezimin e tij nga pushteti.Gjyqi ishte shtyrë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan një gjykatës të ri.
Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa 83-vjeçari Muabarak mbahet në një Spital Ushtarak për t’u trajtuar për sëmundjen e zemrës.
Top Channel