Kriza e borxheve në BE

02/01/2012 20:15

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Nikola Sarkozi, thanë se do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për krizen e borxhit të Eurozones.

Tryeza e pare per vitin 2012 vjen pasi vendet e Bashkimit Europian – perveç Britanise se Madhe- pranuan te punojne se bashku për një traktat të ri për të stabilizuar krizën e Eurozonës.

Megjithate ende nuk eshte e qarte se si traktati mund te funksionoje krah strukturave ekzistuese te BE-se. i ashtuquajturi “union fiskal”  do te perfshije sanksione automatike, te cilat mund te bllokohen veten nga shumica e shteteve te fuqishme.

Në deklaratat e tyre, të dy udheheqesit europiane, Merkel dhe Sarkozi thane se takimi i pare i 2012 synon te pergatise terrenin per samitet e ardhshem.. Këshilli Europian do të mblidhet me 30 Janar.

Te dielen, ata paralajmeruan per nje vit te veshtire. Shume analiste parashikojne recesion ne vitin 2012- duke iu referuar shifrave te publikuara se fundmi, qe tregojne se rritja ekonomike ne kontinentin e vjeter, ne periudhen korrik-shtator ka qene vetem 0.2 %.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha se Europa po perballet me testin me te veshtire ne dekadat e fundit. Ndersa per Presidentin Francez, viti 2012 eshte i mbushur me rreziqe. Nikola Sarkozine e pret nje gare e veshtire presidenciale. Kundershtari i tij socialist, Fransua Holand ka kundershtuar disa nga ndryshimet e traktatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA