Pas kërkesës së divorcit nga aktori britanik Russell Brand, këngëtarja Kety Perry ka gjetur mbështetje tek mikesha e saj Rihanna.
Edhe pse festat e fundvitit Perry i ka kaluar në Hauai, ajo ka biseduar rregullisht në telefon me këngëtaren nga Barbados, me të cilën do të kalojë edhe disa ditë pushimesh në Meksikë për të kaluar këtë moment të vështirë.
Ende nuk dihet arsyeja se përsa çifti Perry-Brand u nda, por ka zëra se axhenda e ndryshme dhe dëshira e madhe e Brand për festa të shthurura bënë që marrëdhënia të mos vazhdonte më tej.
Aktori Rusell Brand kërkoi divorcin nga këngëtarja Katy Perry në një gjykatë të Los Angeles, ditën e premte.
Sipas ‘TMZ’, Brand ka ndërmarrë këtë hap pa u këshilluar me bashkëshorten e tij.
“Fatkeqësisht Katy dhe unë i japim fund martesës sonë. Gjithmonë do ta dua dhe jam i bindur që do të vazhdojmë të jemi miq të mirë”, lexohet në një komunikatë të aktorit.
Brand dhe Perry u njohën në vitin 2008 dhe u martuan në Indi në tetor të vitit 2010. Vetëm para një muaji aktori britanik përgënjeshtroi zërat se mes tij dhe bashkëshortes kishte krizë.
Top Channel