Nën dritën shpresëdhënëse të fishekzjarreve të hedhur natën e ndërrimit
të viteve mbi qiellin e Akropolit në Athinë, bashkë me miliona greke të
dërrmuar nga kriza ekonomike që po kalon vendi, kane shprehur urimet e
tyre për Vitin e Ri edhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë
në Greqi në dy dekadat e fundit.

Eshte pjesa e popullsise qe e perjeton ne shkallen me te madhe se kushdo krizen.Si per paradoks ne fillim te 2011 kur shqiptaret mund te leviznin lirshem drejt Europes me pasaportat biometrike ,te cilat mundesohen tashme edhe prane ambasadave e konsullatave, rreth 70000 shqiptare te Greqise ju drejtuan atdheut te tyre te detyruar nga papunesia ne sektoret e turizmit, bujqesise dhe ndertimit.

Moren me vete edhe gati 100 milion euro me friken e pasigurise se sistemit bankar te Greqise duke shkaktuar ne shume raste reagime nga zera nacionaliste qe kerkonin madje edhe tatimin e ketyre parave apo deklarimin e burimeve te tyre.

2011 nuk solli dicka te re ne pershpejtimin e legalizimeve te dokumentave dhe shume prej tyre u detyruan te kthehen, pasi Greqia vuri ne zbatim ligjin sipas te cilit kush punesonte emigrante te paligjshem denohej me 15000 euro gjobe.

Shok i fuqishem per shume familje minoritare ne Greqi dhe ne Shqiperi ishte gjate vitit qe lame, vendimi i Athines per nderprerjen e pensioneve te 3050 minoritareve shqiptare nga Enti i Pensioneve te Institutit Agrar te Greqise, OGA, me nje vlere prej gati 15 milion euro ne vit, te cilat tashme i mungojne tregut shqiptar. Persa i perket Athines e Tiranes ,duket se kane bashkepunuar ne menyre rezultative ne ceshtjen e kriminalitetit, me arrestimin e shume bandave keqberese ne Greqi apo elementeve kriminale.Ne marredheniet politike per te cilat te dy palet shprehen se shenuan nje nivel nivel te shkelqyer ne 2011, asnje prej dy kryeministrave nuk kaloi kufijte greko-shqiptare. Ndersa ne qarqet diplomatike dhe ne shtypin grek nuk kane munguar gjate ketij viti komentet per deklaratat e konsullit grek ne Korce, per marreveshjen e ujerave, per ceshtjen came dhe regjistrimin e popullsise.

Top Channel