Nata e ndërrimit të viteve, sikurse edhe herëve të kaluara, nuk ka
kaluar pa të plagosur në Kosovë. Deri në orën 1.40 minuta të datës 1
janar, vetëm në Qendrën Emergjente të Qendres Klinike Universitare të
Kosovës, kanë kërkuar ndihmë 17 persona.

Lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga përdorimi i mjeteve piroteknike, dhe nga plumbat“qorr”.

“Kemi patur 17 raste me të plagosur me mjete proteknike.Kemi pasur 4 raste plagosjeje me armë zjarri, dy prej tyre janë liruar për në shtëpi dhe dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ku janë kryer ekzaminimet e duhura dhe pritet të bëhen ndërhyrje neorukirurgjike”, thotë Naser Syla, doktor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosoës, në bazë të të dhënave të marra nga kontakti me Qendrat Emergjente nëpër komuna të Kosovës, janë gjithsejtë 24 raste ku personat kanë pësuar nga mjetet piroteknike, megjithëse këto nuk janë të dhëna përfundimtare.

Top Channel