Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Kaluan edhe 12 muaj të mbushur me shumë ngjarje, dëshira dhe sfida. Me
muzikë, fishekzjarre, festime të përbashkëta dhe urime është pritur Viti
2012 në të gjitha qytetet në Maqedoni.
Tradicionalisht, manifestimi kryesor për natën më festive të vitit u mbajt në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Por edhe këtë vit shqiptarë e kryqytetit janë ndjerë të përjashtuar nga festa për ndërrimin e motmoteve pasi në koncertin e madh të organizuar për këtë natë nuk ishin të ftuar këngëtarët shqiptarë.
“Shetitëm pak nëpër shesh është bërë shumë interesant, por pasi që nuk do të ketë ndodnjë program në gjuhën shqipe është më së miri të festohet në shtëpi.Në sheshin e Shkupit si duket nuk ka festë sonte festë për shqiptarët, nuk ka asnjë këngëtar shqiptar, prandaj do të shkoj në shtëpi për të festuar, sepse këtu si duket nuk ka festë për shqiptarët”, thonë qytetarët.
Ofertat e restoranteve për pritjen e Vitit të Ri nuk kanë munguar, megjithatë shumica e qytetarëve natën e ndrrimit të motmoteve e kaluan në shtëpi.
“Vitin e Ri do ta festojmë në shtëpi me familjen, sepse kushtet janë shumë të vështira dhe jemi pa papunë”, thotë një tjetër qytetar.
Qytetarët e Maqedonisë, hynë në Vitin e Ri por ende nuk e kanë harruar të vjetrin për shumë ngjarje të këqija por edhe të mira. Megjithatë për të këqijat në vend të parë ishin akuzat politike, skandalet dhe varfëria.
Top Channel