
Njerezit ne mbare boten kane kremtuar nderrimin e viteve. Fishekzjarre,
tullumbace, sheshe te mbushur me njerez, urimet per nje vit me te mire,
kjo ishte dhe panorama e kremtimeve te sivjetshme, pompoziteti i te
cilave do te fillonte si perhere me spektaklin madheshtor piroteknik te
Sidneit.
I nje stili te ngjashem ishte dhe show i fishekzjarreve ne Berlin. Ndricimi i portes historike te Brandenburgut sinjalizoi trokitjen e 2012-tes. Nje pjese e njerezve ne shesh zgjodhen ta prisnin vitin e ri me shampanje, te tjeret me puthje e perqafime.
Big Beni ne Londer ishte zemra e kremtimeve te sivjetshme. Nje spektakel te tille fishezjarresh kryeqyteti britanik nuk kishte pare prej vitesh.
Fishekzjarret qe perflaken qiellin e Moskes entuziasmuan mijera ruse te mbledhur per te kremtuar ne Sheshin e Kuq, ndonese alkooli ishte ndaluar kete radhe per te parandaluar daljen e festes jashte kontrollit. Shirat e dendur nuk i lejuan banoret e Stambollit te festonin jashte.
Ne Madrid te rinjte u mblodhen ne 6 festa te medha, te organizuara ne ambjente te ndryshme te kryeqytetit spanjoll. Ne qender te tij, festuesit respektuan traditen dhe e priten 2012-ten duke ngrene 12 kokrra rrushi ne momentin kur ora ne Puert del Sol shenoi 1200. Fishekzjarre dhe hare kete vit të ri edhe ne plazhet e Rio de Zhaneiros ne Brazil.
Ekstravaganca ishte fjala per show-n e mesnates ne Times Square te New York-ut. Butonin e sferes qe bie duke shenuar nderrimin e viteve, e shtypen bashkarisht kryetari i bashkise Michael Bloomberg dhe Lady Gaga. Njerezit shperthyen ne brohorima kur sfera tradicionale e zbukuruar kete vit me 30.000 drita, zbriti nen tingujt e kenges ‘New York, New York’, dhe zerit te mrekullueshem te Frank Sinatres. Keshtu nga Zelanda e Re deri ne Neë York, bota priti me padurim t’i uronte mireseardhjen vitit te ri e te linte pas 2011-en e uraganeve, tsunamit japonez dhe krizes ekonomike qe shume do te duan t’i harrojne.
Top Channel