Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Viti i ri 2012 është festuar edhe në Kosovë. Fishekzjarret e shumta kanë
ndricuar qiellin në shumë qytete të Kosovës gjatë ndërrimit të motive,
ndërsa në Prishtinë është ofruar një spektakël fishekzjarresh.
Për dallim nga vitet tjera, edhe pse temperaturat kësaj here nuk ishin shumë të ulëta, një numër i vogël i qytetarëve kanë zgjedhur qendrën e Prishtinës për të pritur Vitin e Ri, ku komuna kishte organizuar një koncert festiv.
Bashkë me festen e Vitit të Ri, familja Rama nga Vushtrria ka festuar edhe ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, 2 minuta pas mesnatës.
Me emrin Enea është pagëzuar fëmija i parë që ka lindur në Kosovë, në vitin 2012, nga Bukurie Rama. Vajza ka një peshë trupore 3 kilogram e 800 gramë dhe gjendja e nënës dhe fëmijës, sipas mjekëve është e mire.
Top Channel