SHBA, konsumatorët optimistë për ekonominë

31/12/2011 00:00

Konsumatorët amerikanë shprehen më optimistë për ekonominë e tyre.
Indeksi Kombëtar i Besimit të Konsumatoreve u rrit thuajse me 10 pikë në
dhjetor, duke arritur ne 64.5 %, niveli më i lartë i shenuar nga muaji
prill.

Ndjenja e optimizmit lidhet me blerjet për Krishtlindjen dhe Festen e Fundvitit. Ulja e cmimeve dhe zgjatja e orareve të dyqaneve në ditet e pushimeve,gjate ketij viti, terhoqen turma të mëdha njerezish në qendrat tregtare. Megjithese festa e 25 Dhjetorit qelloi e diel, bleresit u kthyen serish ne qendrat tregtare per ate qe cilesohet “Mega Monday” apo “E hena e Madhe”.

Federata Kombëtare e Shitjeve parashikon një rritje prej 3.8 % shitjet gjate pushimeve, mbi 1 % nga cfare ishte parashikuar ne fillim, cka kap vleren e 469 miliarde dollareve. Sipas eksperteve, bleresit mund te presin ulje te medha gjate diteve te fundit te vitit, ndersa shitesit, pastrojne inventaret e tyre.

Federata Kombëtare e Shitjeve ne Shtetet e Bashkuara thote se java pas Krishtlindjes eshte periudha me e mire per te kthyer mallrat e blera apo dhuratat qe zakonisht kapin vleren e 47 miliarde dollareve kete vit. Konsumatorit presin ne rradhet e gjate, por te tjeret duan t’i shmangin, zgjedhin blerjet ne internet. Shitjet online jane rritur me me shume se 16 %, ndërkohë që është shtuar edhe numri i blerësve përmes telefonave të teknologjisë së fundit, smarfons.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA