2012 festohet ne Australi e Zelandë

31/12/2011 13:25

Viti i ri trokiti në Australi fillimisht në pjesën jug-lindore të saj, me orën që shënoi 12 në New South Walles, Victoria dhe Tasmania.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën ne Gjirin e Sidneit për atë që organizatorët e cilësuan si festën më të madhe të prag-vitit të ri në botë.

Pas më shumë se 15 muajsh planifikimi, kremtimet zyrtare të Sidnei-t nisën me një shou-spektakolar fishekzjarresh prej 12 minutash. Tema muzikore ishte “A Time To Dream”.

Shtate tonë fishekzjarre janë lëshuar nga varkat, nga bregu, pa llogaritur këtu ato që ishin vendosur në urë. Organizatoret e Sidneit thonë se të pakten 2.6 milionë australianë kanë ndjekur spektaklin e famshëm të dritave në liman.

Tashmë është 1 Janar edhe në Kiritimati apo ishullin e Krishtlindjes në Oqeanin Paqësor, që i përket shtetit të Kiribatit. Ishte i pari që priti Vitin e Ri 2012.

Por, ndër të parët festues ishin edhe Samoa dhe Tokelau, pasi kapërcyen daten 30, duke i lëvizur akrepat 24 orë përpara. Kur ora shënoi mesnaten e dates 29 dhjetor, dy ishujt e paqesorit, kaluan tek data 31 Dhjetor.

Samoa e shpalli vendimin ne Maj, një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me partnëret tregtare Australinë dhe Zelandën e Re, ndërsa Tokelau e përcaktoi në tetor.

Turistët dhe banorët në Samoa u gëzuan për këtë ndryshim, sepse do të jenë ndër të parët që do të presin Vitin e Ri 2012 dhe jo të fundit.

Në të gjithë botën, qindra mijëra njerëz po festojnë ndërrimin e viteve.

Por, shirat e rrëmbyer dhe erërat e furishme në Zelanden e Re prishën planet për të festuar jashtë.

Megjithatë, spektakli i fishekzjarreve në Kullen e Okland nisi në mesnate.  Në qytetin Uellington rreshjet e shiut dhe erërat e forta u bënë shkak për të anuluar spektaklin e fishekzjarreve.

Kryeartikulli në gazetën “New Zeland Herald” ishte: “Shirat e rrëmbyer të 2011-s, bezdisja e fundit”.

Parisi, Londra, Roma dhe shumë kryeqytete të Europës po presin kalimin e këtij viti që solli shumë dallgë në ekonominë e kontinentit të vjetër.

Në Brazil do të shohin fishekzjarret në plazhet e Rio de Zhaneiros. Qindra mijëra do te mbushin “Times Squere” në Nju Jork për të pare uljen e topit gjigand, në mesnatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA