Top Channel, ekrani i festave

30/12/2011 20:25

Spektakël, humor, show, kinematografi, një programacion i dedikuar të gjithë familjes do të serviret nga Top Channel gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të 2012-ës.

Festa ka nisur qe te premten në mbremje me “The voice of Albania”. Trajnerët dhe asistentët e tyreperformuan  një kolazh me këngë nga filmi “musical” kult i 1979-ës, “Hair”.

Për një darkë me humor dhe spektakël, më datë 31 një miks i emisioneve më të mira të Top Channel, të përcjella me ngjyrimin e Portokallisë.

“Spektakli i Vitit të Ri titullohet “Pa semafor” dhe kemi pasur parasysh idenë e një trafiku të paorganizuar që ka idenë e një aktrimi pa limit në natën e ndërrimit të viteve. Orientimi i vetëm i asaj nate do të jetë argëtimi, spektakli, muzika dhe humori. Do të kemi emisionet e Top Channel në versionin e Portokallisë”, shpjegon regjisori Altin Basha.

Më datë 1 janar, Top Channel fton të gjithë publikun të festojë nëpërmjet ekranit të televizorit 10 vjetorin e krijimit të tij.

Një mbrëmje gala e konceptuar mes bisedave të disa prej personaliteteve të Top Channel, klipeve artistike me kujtime ndër vite dhe elemente të tjera të spektaklit.

Një spektakël festiv, me të qeshura dhe surpriza, ku protagonistët absolutë janë të vegjlit, me “1001 Pse”, mbrëmjen e 2 janarit.

Show special i “Fiks fare”, në datat 1, 2 dhe 3 ku humori do të dominojë. “Nuk do të jetë sikurse është gjatë gjithë vitit, por do të ketë tema më të lehta e më të këndshme”, thekson Vjollca Dedei, drejtoreshë e programacionit.

Më 2 janar, show i dedikuar kinematografisë botërore, i titulluar “Kinemaja dhe yjet 2011”. Një program që sjell magjinë e artit të shtatë, me intervista nga yjet e Hollywoodit dhe eventet më të rëndësishme të kinematografisë.

Dhe duke mbetur tek filmat, disa prej komedive dhe dramave me komedi më të susksesshme do të shfaqen premierë: “Filmi “Ray” që i kushtohet jetës së Ray Charles. Ky film ka fituar 2 çmime Oscar. Kemi një komedi shumë të këndshme me titull “Mizori e padurueshme” me George Clooney dhe Catherine Zeta-Jones. Një komedi-romancë me titull “Festa” ku interpretojnë Kate Ëinslet, Jude Law dhe Cameron Diaz.

Padyshim që nuk do të mungojë edhe programacioni për fëmijët.“Janë dy filma për fëmijë shumë të sukseshëm dhe nuk do të mungojnë as serialet vizatimorë”, thekson Vjollca Dedei.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA