Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Gjatë prezantimit të Raportit Monitorues mbi Kujdesin ndaj Shëndetit Mendor në Burgje, zëvendësministri i Drejtesise Ermal Dobi deklaroi se
shnderrimi i burgut te Krujes ne Spital Psikatrik do te jete zgjidhja me
e shpejte e ketij problemi.
Zëvendësministri i Drejtësisë dha detaje per kete projekt, qe pritet te vihet ne zbatim ne 2012.
“Në axhendën primare të qeverisë shqiptare është edhe kthimi i Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Krujë, në një spital ku do të kurohen këta persona dhe do të jetë i specializuar, pikërisht vetëm për këta persona. Nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke diskutuar për të gjetur sa më parë këtë zgjidhje”, tha Dobi.
Por njeri nga anetaret e grupit monitorues Nazim Shtino, i cili ka monitoruar aspektin mjekesor te te denuarve dhe paraburgosurve theksoi se duhet bere me shume per trajtimin e ketyre shtetasve me probleme mendore.
“Në 5 mijë të dënuar ne kemi 2 mjekë e gjysme psikiatër, një në Spitalin e Burgjeve, një në Krujë dhe një gjysmë e kemi në Moravë, në Korcë”, tha Shtino.
Me heret drejtori i Përgjithshem i Burgjeve ka deklaruar per Top Channel se ne Spitalin Psikatrit te Krujes do te kurohen dhe trajtohen te gjithe ata te denuar, per te cilet gjykata ka vendosur mjekimin e detyruar. Ne total nga rreth 4000 mije te denuar, 330 prej tyre raportohen me probleme mendore.
Top Channel