Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Aktori Rusell Brand ka kërkuar divorcin nga këngëtarja Katy Perry në një gjykatë të Los Angeles, ditën e premte.
Sipas ‘TMZ’, Brand ka ndërmarrë këtë hap pa u këshilluar me bashkëshorten e tij.
“Fatkeqësisht Katy dhe unë i japim fund martesës sonë. Gjithmonë do ta dua dhe jam i bindur që do të vazhdojmë të jemi miq të mirë”, lexohet në një komunikatë të aktorit.
Brand dhe Perry u njohën në vitin 2008 dhe u martuan në Indi në tetor të vitit 2010. Vetëm para një muaji aktori britanik përgënjeshtroi zërat se mes tij dhe bashkëshortes kishte krizë.
Cifti nuk i ka kaluar së bashku Krishtlindjet (Perry është parë në Hauai ndërsa Brand është fotografuar në Londër) dhe asnjë prej tyre nuk mban më unazën e martesës.
Top Channel