Iu dha sot lamtumira pedagogut dhe kritikut të artit, Adriatik Kallulli, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjecare.
Artistë dhe kolegë të Kallullit vlerësuan rolin e tij në ngritjen e institucionit të kritikës së artit në Shqipëri.
“Puna e profesor Adriatikut është një kontribut i cmuar për letrat shqipe. Vepra e tij flet vetë, për letërsinë dhe artin shqiptar. Ai ka qenë një koleg shumë i mirë, që me pasionin dhe energjinë e tij ka bërë shumë dhe ka lënë një trashëgimi të vyer për brezin e ardhshëm”, ka deklaruar Petrit Malaj, rektor i Universitetit të Arteve.
Edhe kritiku Josif Papagjoni ka vlerësuar me nota maksimale veprimtarinë e kolegut të tij, në të gjithë fushën e artit, e sidomos në letërsi.
“Ai është një kritik i vecantë, një mendje pjellore, një nga kritikët që ka promovuar emra të mëdhenj si Kadarenë, Agollin, Xoxën. Ai është ulur në krijimtaritë tona letrare”, ka thënë Papagjoni.
“Profesor Adriatiku është një nga kritikët më të shquar jo vetëm për teatrin shqiptar, por edhe për letërsinë shqiptare. Me një diapazon dhe kulturë që rrallë kush e ka, por dhe me një mirësi të jashtëzakonshme”, ka vlerësuar më pas Kristaq Skrami, drejtor i Teatrit Kombëtar.
Lindur në Lukovë, Adriatik Kallulli filloi të bëhej kritik rreth viteve 60, kur doli në skenë edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, për të cilin kritiku shkroi gjithë jetën e tij.
Top Channel