Për më shumë se një muaj familja e Jonuzi është përballur me mungesë të energjisë elektrike. Kjo familje jeton në “Lagjen e Doktorëve” në veri të Mitrovicës. Megjithatë, ata nuk ndalen së investuari në shtëpitë e tyre.

Në këtë mënyrë ata thonë se, po tregojnë vendosshmërinë shqiptarëve për tu mos u shpërngulur nga kjo zone. Sipas familjes Jonuzi korporata serbe po bën furnizim selektiv të energjisë elektrike. Por, pas një marrëveshje të arritur ndërmjet KEK-ut dhe palës serbe energjia elektrike u evitua ky problem.

Teksa banorët tregojnë për problemet dhe presionin e vazhdueshëm nga serbët lokal punonjësit e Kek-ut bënin riparimet e nevojshme elektrike për furnizimin e banorëve me energji elektrike.

Ky vendim i KEK-iu bashkë më komunën e Mitrovicës erdhi pas presionit të banorëve të lagjes të cilët bllokuan qarkullimin rrugës duke vendosur barrikada në këtë rrugë.

Probleme të ngjashme kanë edhe banorët e Suhodollit. Ndërkohë nëpërmjet këtij njoftimi me logon e administratës se UNMIK-ut në veri shqiptarët e kësaj pjese njoftohen se do të detyrohen që pagesat e energjisë elektrike t’i paguhen korporatës serbe ‘Elektroprivreda”-s që vepron e ndarë nga KEK-u në pjesën verore.

Top Channel