Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i bën thirrje  institucioneve të Kosovës që të heqin taksat,  gjegjësisht policat kufitare për shqiptarët e Luginës që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Sipas tij ky vendim ka izoluar në plotësisht shqiptarët  duke i rikthyer në gjendjen e njëjtë të vitit 1999.

“Serbia paraprakisht e  ka programuar mirë për qytetarët serbë. Të vertemen taksë  e paguajnë qytetarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në kushte ekonomike-sociale shumë të ulta. Këta banorë janë të izoluar njësoj si në periudhën e luftës”, tha Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës.

Z. Mustafa thotë se qeveria e Prishtinës para se të ndërmerrte këtë vendim do të duhej të merrte parasysh dëmin që do t’iu shkaktonte bashkatdhetarëve të saj në Luginën e Preshevës. Madje ai thotë se, edhe 3 ditë pas bllokimit të shqiptarëve askush nga qeveria kosovare e veçmas kryenegociatorja Edita Tahiri nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë çështje.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës rikujtojnë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Ata i bënë thirrje qeverisë kosovare të hap kufirin për shqiptarët dhe të jetë me e kujdesshme për bashkëkombësit e vet.

Top Channel