“Kryetari i nderit” i Lidhjes Demokratike, Fatmir Sejdiu, nuk e
përjashton mundësinë që të kandidojë për t’u bërë president i Kosovës
për herë të tretë.

Në një intervistë për ‘Kohën Ditore’, citon Telegraf, ai thotë se për rikthimin e tij në këtë pozitë ka “presione” nga një pjesë e anëtarësisë së LDK-së.

Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Thaçi, ai e konfirmon kabllogramin e “ëikileaksit”, në të cilin është thënë se kryeministri Hashim Thaçi i kishte kërkuar që të dilte me një deklaratë për t’i hedhur poshtë pretendimet e Nazim Bllacës se pas krimeve të pasluftës qëndronte politika.

Thekson se nuk ka qenë hera e parë që atij i ishte kërkuar të bënte deklarime të tilla, porse asnjëherë nuk e kishte bërë një gjë të tillë, për të vetmin fakt se ka dashur të respektohet ndarja e pushteteve.

 

Top Channel