Duket se zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen deri në fundin e prillit të vitit 2011 dhe jo në 19 shkurt siç kishte kërkuar pak ditë më parë lideri i Partisë Nea Demokracia, Andonis Samaras.

Për këtë është rënë dakord në një takim të zhvilluar nga pasditja deri në mbrëmjen e vonë të së martës, mes dy forcave kryesore në vend, PASOK dhe Nea Demokracia.   

Duket se dy partitë kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje që do të çojë Greqinë në zgjedhje të parakohshme prillin e ardhshëm.

PASOK-u ka kërkuar periudhën pas Pashkëve Orthodokse, më 15 prill, ndërsa Nea Demokracia kërkoi që kjo të ndodhte para Pashkëve.       

Top Channel