Abramovich, festë 8 mln euro për ndërrimin e viteve

28/12/2011 18:00

Miliona euro do t’i kushtojë miliarderit Roman Abramovich mbrëmja e ndërrimit të viteve, para të shpenzuara për transportin e 300 të ftuarve, ushqimet dhe pijet e luksit apo punësimin e grupit “Red Hot Chili Peppers” për një natë.

Pronari i klubit të futbollit Chelsea do të shpenzojë këtë sasi të jashtëzakonshme parash për të “eklipsuar” festimet e mrekullueshme të një viti më parë, në ishullin St.Barts në Karaibe, ishull ku ai zotëron pothuaje të gjithë territorin prej 21 kilometrash katrorë.

45-vjeçari Abramovich dhe partnerja e tij Daria Zhukova, 15 vjet më e re, festojnë në këtë territor, formalisht ende pjesë e Francës, mbrëmjen e përvitshme të ndërrimit të viteve.

Festa do të nisë në orën dhjetë dhe do të përfundojë në katër të mëngjesit, në vilën, kodrën dhe territorin përreth në zotërim të Abramovich, një pronë e cila vetëm ajo vlen mbi 80 milion euro.

Përsa i përket shpenzimeve të mbrëmjes, ato llogariten në 7-8 milion euro. 300 të ftuarve të multimiliarderit rus i është thënë vetëm që nevojitet të vishen në mënyrë ceremoniale, ndërsa për të gjitha të tjerat do të kujdeset ai.

Një vit më parë, një festë që kushtoi afërsith njësoj përfshiu shfaqje nga grupi “Black Eyed Peas”, ndërsa në të ishin të pranishëm edhe disa yje të Hollivudit e modës, si Demi Moore, Rosie Huntington-Whiteley, Stephanie Seymour, Ellen DeGeneres, regjizori George Lucas dhe të tjerë.

FOTO GALERI
1/5
Pamje nga prona e Abramovich ne St.Barts, Karaibe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA