James Franco së shpejti mund të interpretojë themeluesin e revistës për të rritur ‘Playboy’, Hugh Hefner, në filmin biografik për Linda Lovelace, një ish-aktore pornografie.
Aktori 33-vjeçar është në bisedime për të luajtur rolin e Hefnerit kur ka qenë i ri, pasi tashmë mbreti i “lepurusheve” të ‘Playboy’ është 85 vjeç.
Sipas ‘Variety’, Franco mund t’i bashkohet në këtë film aktores Amanda Seyfried, e cila do të ketë rolin kryesor, atë të Linda Lovelace. Protagonisti i filmit ‘127 Hours’ do të jetë në sheshxhirim vetëm një ditë ku do të xhirohet skena kur Linda Lovelace shkon të vizitojë mansionin e ‘Playboy’.
Linda Lovelace ka qenë protagonistja e atij që konsiderohet si filmi i parë pornografik me një subjekt në vitin 1972. Vite më vonë ajo zbuloi se ishte detyruar nën kërcënimin e armës nga bashkëshorti i saj, Chuck Traynor, për të xhiruar skenat e filmit këtë film.
Linda Lovelace u tërhoq nga kjo karrierë për tu bërë një nga aktivistet më të zjarrta të lëvizjes anti-pornografi. Ajo ka ndërruar jetë në vitin 2002, në moshën 53-vjeçare si pasojë e një hepatiti që mori përmes transfuzionit të gjakut.
Top Channel