Mel Gibson finalizoi ditën e dielë procedurat e fundit të divorcit dhe do të ndajë me ish-gruan pasurinë e tij prej 850 milion dollarësh, raportuan mediat amerikane.
Pas negociatash të gjata, aktori hollivudian më në fund u dorëzua dhe pranoi që të ndante përgjysmë pasurinë me bashkëshorten, e cila ka rikthyer emrin e saj të vajzërisë, Robyn Moore.
Nuk është e qartë se si do të bëhet ndarja e pasurive të patundshme, pasi aktori i pasur ka të tijat disa vila dhe një fshat në Malibu, në dalje të Los Anxhelosit.
Moore i takon gjysma e pasurisë që Gibson ka krijuar në kohën e martesës së tyre, pasi ata nuk kishin firmosur një kontratë paramartesore dhe nuk gjetën një marrëveshje mbi mënyrën se si do të kryhej ndarja.
Aktori dhe Robyn u lidhën në martesë në vitin 1980 dhe qëndruan së bashku për 26 vjet, edhe pse bashkëshortja e tij kërkoi zyrtarisht divorcin vetëm në vitin 2009, pas u mësua se Gibson kishte lënë shtatzanë modelen ruse Oksana Grigorieva.
Top Channel