Cdo ditë e më tepër shtohet numri i grekëve që vendosin të emigrojnë jashtë vendit, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë e më të sigurt.

Sipas institutetit gjerman të statistikave Destatis, Gjermania është përsëri vendi që ata zgjedhin, ashtusi dhe në vitet 60.

Në bazë të të dhënave të 6 mujorit të parë të këtij viti, numri i grekëve që shkojnë në Gjermani është rritur me 84%, ose e thënë ndryshe, rreth 9 mijë persona, 4100 më shumë se vjet.

“Mirëseerdhët në vendin e bekuar”, është një prej titujve të gazetës gjermane “Schëäbische Zeitung” që shkruan se “Suksesi e bën një vend si Gjermania shumë seksi” dhe thekson që megjithëse ajo nuk gëzon simpatinë e grekëve apo të vendeve të Europës jugore, përsëri ata e respektojnë për rezultatet në sektorin e ekonomisë. Por edhe në drejtim të Australisë sipas të perditshmes britanike“Guardian”, ka shkuar një vale prej 2 500 emigrantësh nga Greqia, ndërsa kanë shprehur dëshirën për t’u larguar drejt kontinentin të largët edhe 40 mijë grekë të tjerë.
 
Statistikat e Bankës Botërore bëjnë me dije se në 2010, mbi 1,2 milion grekë jetonin jashtë vendit të tyre, ndërsa midis vendeve që ata zgjedhin të jetojnë pervec Gjermanisë, Australisë, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është edhe Shqipëria e Turqia.

Gjithashtu, Shërbimi Europian i Punësimit “European Employment Services” ka pranuar brenda 2 viteve të fundit, mbi 12 mijë kërkesa nga Greqia për punësim, në vende të ndryshme të Europës.

Krakteristikë e emigrantëve greke të epokës së sotme është se shumica janë të rinj me studime universitare, me ankth për të ardhmen, të zhgënjyer nga gjendja ekonomike e vendit, nga partitë politike dhe shteti.

Ndërsa në Greqi shtypi vendas nuk lë pa përmendur edhe valën e madhe të emigrantëve shqiptarë që tashmë braktisin vendin për arsye të krizës.

Sipas gazetës “Eleftherotipia”, rreth 75 mijë shqiptare janë larguar përfundimisht nga Greqia në dy vitet e fundit për arsye se kanë humbur punën, ndërsa mijëra të tjerë janë gati të largohen për arsyet e pasigurisë për të nesërmen.

Top Channel