Dido lind djalë, e quan Stanley

24/12/2011 16:30

Ditën e Krishtlindjeve Dido ka tre arsye të forta për të festuar: Krishtlindjet, ditëlindja e saj e 30 dhe lindja e fëmijës së saj të parë (arsyet për të festuar nuk janë sipas radhës).

Dido, emri i plotë i së cilës është Dido Florian Cloud de Bounevialle O’Malley Armstrong, ka lindur djalin në korrik të këtij viti dhe e ka mbajtur sekret për mediat këtë ngjarje të shënuar të jetës së saj, siç publikon ‘Daily Mail’.

Këngëtarja ka vendosur ta quajë djalin Stanley dhe kjo është e çuditshme po të marrim parasysh se një emër të tillë e gjejmë në hitin e famshëm që Dido ka realizuar me Eminem në vitin 2000 me titull ‘Stan’.

Kënga fokusohej në një personazh me emrin Stan që “bombardon” Eminem-n me letra duke shpresuar që ai t’i kthejë një përgjigje dhe kur përgjigja nuk vjen nga heroi i tij, Stan vret veten dhe të dashurën shtatzënë duke hedhur makinën nga ura. Në vazhdim të videoklipit, Eminem i shkruan Stan-it, por ai tashmë kishte vdekur.

Dido është e martuar me Rohan Gavin, një shkrimtar anglez. Edhe dasma që është zhvilluar vitin e kaluar ka qenë tepër sekrete. Cifti jeton në Londër momentalisht.

Albumi i fundit i Dido-s ka qenë ai me titull ‘Safe Trip Home’, i vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA