Celentano, 200 mijë kopie në 20 ditë

24/12/2011 00:00

Janë mbi 200 mijë kopiet e shitura në njëzet ditë të “Facciamo finta che
sia vero” (Të shtiremi sikur është e vërtetë), albumi i ri i Adriano
Celentano, që në Itali renditet i treti në hit parade.

I dalë më 29 nëntor, disku ka shënuar kthimin e madh të legjendës së muzikës italiane, i mirënjohur edhe në Shqipëri, pas katër vjetësh nga dalja e albumit të mëparshëm.

Përvec rezultateve me shitjen e disqeve dhe download-e, Celentano po siguron edhe shumë adhurues në blogun www.celentano,it dhe në adresën e tij në Facebook, ku fansat kanë arritur në 240 mijë brenda shumë pak ditëve.

Edhe në Google e Youtube, Celentano klikohet gjithnjë e më shumë. “Facciamo finta che sia vero” është një britmë inati ndaj degradimeve nëpër botën që na rrethon.

Albumi është i pasur edhe me bashkëpunime me artistë si Jovanotti, Negramaro, Franco Battiato, Manu Chao, Nicola Piovani dhe Raphael Gualazzi. Ai është shpërndarë në treg nga Universal Music.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta